Promocioni ka përfunduar

RREGULLORE E ZHVILLIMIT TË LOJËS PROMOCIONALE

Sipas kërkesave të Vendimit Nr.196, datë 15/03/2017 të Këshillit të Ministriva “Për Përcaktimin e Mënyrave, të Formave, Kritereve dhe të Rregullave për Organizimin e Lojërave të Fatit, Promocionale”:

Kjo rregullore (“Rregullorja”) ka për qëllim të vendosë rregulla të qarta për lojën promocionale dhe pjesmarrësit në lojën promocionale (“Loja Promocionale”) dhe është e vlefshme për kohëzgjatjen gjatë së cilës do të zhvillohet Loja Promocionale.

Loja promocionale do të lançohet dhe zhvillohet nga data 21 Prill 2025 ora 00:01 deri më 30 qershor 2025 ora 23:59 nga Marketing & Distribution shpk, një shoqëri me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, Km 10 Kashar, regjistruar në Regjistrin Tregtar me Vendim Nr.17675, me NIUS J72124001N.

Me anë të kësaj loje Promocionale, Marketing & Distribution ka për qëllim të promovojë produktet që tregton. Territori në të cilën do të zhvillohet Loja Promocionale do të jetë Republika e Shqipërisë.

1. Lloji i Lojës Promocionale

Loja Promocionale është konceptuar si një lojë fati promocionale për blerësit e produkteve Gillette qe Marketing & Distribution tregton (sipas detajimit në tabelën nr.2 bashkangjitur rregullores). Për tu bërë pjesë e shorteut duhet të kryhet një blerje per nje nga produktet detajuar ne tabelen nr. 2 me vlere minimale 350 leke me TVSH (291.66 leke pa TVSH) dhe kuponin tatimor ta regjistrojne ne adresen www.unezgjedh.al. Gjatë regjistrimit të kuponit tatimor blerësi duhet të japë dhe të dhënat personale (si emër, mbiemër, mosha, adresa, numri i telefonit, adresa e email-it etj). Përzgjedhja e fituesit bëhet me metodën rastësore duke përzgjedhur 10 fitues nga të gjitha regjistrimet e bëra online.

2. Afatet e pjesëmarrjen në Lojën Promocionale

Platformat online për regjistrim në llotari do të lançohet më 21 Prill 2025 ora 00:01 deri më 30 qershor 2025 ora 23:59.

3. Çmimet

Loja do të ketë:

a) 1 fitues “Tv Sony Oled Xr48a90kaep + Playstation 5 Console Slim D Chassis”

b) 5 fitues “Playstation 5 Console Slim D Chassis + Loje Ps5 Ea Sports Fc 25”

c) 5 Fitues “Giftcard BUZZ”

d) 5 fitues “Gift pack Gillette” (Brisk rroje + shkume rroje + çante tualeti)

Në vlerë monetare, çmimi për:

a) 1 “Tv Sony Oled Xr48a90kaep + Playstation 5 Console Slim D Chassis” është 153’000 lekë me TVSH

b) 1 “Playstation 5 Console Slim D Chassis + Loje Ps5 Ea Sports Fc 25” është 60’500 lekë me TVSH

c) 1 Giftcard është 10’000 lekë me TVSH

d) 1 Gift pack Gillette është 1’502 lekë me TVSH

Nga pjesmarrja në llotari do të përzgjidhen në total 16 fitues.

Cmimi per fituesit nuk mund te konvertohet ne vlere monetare.

Përzgjedhja e fituesve do të bazohet në metodën e përzgjedhjes rastësore.

Marketing & Distribution mund të refuzojë dhënien e çmimeve në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie, truku dhe/ apo mashtrimi.

4. Pritshmëritë për pjesmarrje në Lojën Promocionale

Numri i parashikuar i pjesmarrësve është rreth 750 konsumatorë.

5. Pjesëmarrja

Mundësia e pjesmarrjes në llotari është e hapur për të gjithë blerësit 18 vjeç e sipër banues në teritorin e Shqipërisë që bëjnë një blerje të produkteve Gillette qe Marketing & Distribution tregton (sipas detajimit ne tabelen nr. 2) vlere minimale 350 leke me TVSH (291.66 leke pa TVSH) në pikat e shitjes në territorin e Shqipërisë dhe regjistrojnë kuponin tatimor gjatë periudhës 21 Prill 2025 ora 00:01 deri më 30 qershor 2025 ora 23:59. Nëse emri i përzgjedhur është një i mitur (nën 18 vjeç) atëherë çmimi do t’i jepet prindit/kujdestarit ligjor. Marketing & Distribution nuk do të promovojë pjesëmarrjen e personave të mitur.

Përjashtimi: Bëjnë përjashtim nga pjesmarrja në këtë lojë promocionale:

Punonjësit e Marketing & Distribution dhe familjarët e tyre.

Kushtet për pjesmarrje në llotari:

- Të gjithë konsumatorët e interesuar që bëjnë një blerje të produkteve Gillette (sipas tabeles nr.2, brendi Gillette) me vlere minimale vlere minimale 350 leke me TVSH (291.66 leke pa TVSH) gjatë periudhës 21 Prill 2025 ora 00:01 deri më 30 qershor 2025 ora 23:59, dhe regjistrojnë kuponin tatimor në faqen zyrtare të internetit të organizatorit www.unezgjedh.al behen pjese per te fituar:

▪ 1 “Tv Sony Oled Xr48a90kaep + Playstation 5 Console Slim D Chassis”

ose

▪ 1 nga 5 “Playstation 5 Console Slim D Chassis + Loje Ps5 Ea Sports Fc 25”

ose

▪ 1 nga 5 “Giftcard BUZZ”

ose

▪ 1 nga 5 “Gift pack Gillette” (Brisk rroje + shkume rroje + çante tualeti)

Me regjistrimin online, konsumatori jep miratimin e tij për përfshirjen në këtë lojë duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmat e saj.

Regjistrimi

Çdo konsumator që kryen një blerje sipas kushteve të përcaktuar në pikën 5 më lart, bëhet pjesë e Lojës Promocionale. Për çdo kupon tatimor të regjistruar, aq herë regjistrohet pjesmarrja në shorte.

6. Regjistrimi në Lojën Promocionale

Çdo konsumator që plotëson kushtet e pjesmarrjes si më sipër do të marrë pjesë në përzgjedhjen finale.

7. Përzgjedhja e fituesve

Përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore me 04 korrik 2025 në ambientet e kompanise Marketing & Distribution. Te gjitha aplikimet pjesmarrese rregjistrohen ne databazen e programit te “Panelit te Administrimit” (Aneksi A) te platformes www.unezgjedh.al te krijuar nga inxhinieri IT te kompanise. Paneli i administrimit per keto platforma mundeson afishimin e te gjitha aplikimeve te regjistruara ne format “.CSV”. Çdo aplikim perfaqesohet nga nje numer unik identifikimi. Per perzgjedhjen e fituesve, cdo aplikim (Emer, mbiemer, ID dhe numer telefoni) do te printohet ne bileta individuale dhe do te grumbullohen ne nje kuti te tejdukshme. Ne menyre rastesore do te perzgjidhet fituesi duke terhequr nje bilete nga kutia. Mbas përzgjedhjes se fituesit, kontrollohet kuponi tatimor i hedhur ne sistem gjate procesit te aplikimit dhe vertetohet qe jane plotesuar kushtet e pjesmarrjes ne shorte. Ne rast se kuponi tatimor i regjistruar eshte i vlefshem, do te kryhet menjehere telefonata njoftuese per fituesin. Në rast se mbas dy telefonatash të njëpasnjëshme ne numrin e zgjedhur per arsye te ndryshme nuk behet i mundur kontaktimi atehere kuponi skualifikohet dhe do te procedohet me perzgjedhjen e nje fituesi tjeter. Dhe kete here do te ndiqet e njejta procedure si me siper. Ky proces do te perseritet deri ne momentin qe nje nga fituesit do te pergjigjet ne telefon. I gjithe procesi kryhet ne prani te nje perfaqesuesi te autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit, nje perfaqesuesi te autorizuar nga Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane, si dhe perfaqesues nga stafi i Marketing & Distribution Sh.p.k.

Autoriteti i Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit si dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane do te njoftohen me shkrim per daten, oren dhe vendin kur do te zhvillohet shorteu dhe do te ndahen çmimet. Ne rast se subjekti ka kryer njoftimin si me lart, por perfaqesuesi/t e autorizuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes se Lojrave te Fatit dhe Drejtoria Rajonale e Tatimeve Tirane nuk paraqitet/n personalisht ne daten, oren dhe vendin ku do te zhvillohet shorteu, atehere Subjekti do te vijoje zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve. Megjithate ne kete rast Subjekti do te informoje titullarin/et e organeve perkatese per zhvillimin e shorteut dhe ndarjen e çmimeve.

Ne te njejten menyre do te perzgjidhen gjithashtu edhe 5 lojtare rezerve te cilet do te kontaktohen ne rast se nje nga fituesit nuk perfundon procesin e regjistrimit sipas pikes 9 te kesaj rregulloreje. Mbasi perzgjidhen fituesit ne menyre rastesore, personat e perzgjedhur do te njoftohen rreth llotarise dhe cmimit te fituar si edhe percaktohet procedura e regjsitrimit si fitues duke lene nje orar dhe afat ku i perzgjedhuri duhet te paraqitet per te perfunduar proceduren e llotarise.

Ne perfundim te perzgjedhjes do te mbahen dhe Proces Verbalet perkatese (Aneksi B).

8. Njoftimi i fituesit

Marketing & Distribution do të njoftojë fituesin pas proçesit të përzgjedhjes me anë të një telefonate në numrin e telefonit të mundësuar në momentin e regjistrimit online.

Fitues shpallet konsumatori i cili identifikohet nëpërmjet nje mjeti identifikimi dhe të dhënat korespondojnë me të dhënat regjistruar online.

9. Regjistrimi i Fituesit

Fituesi i përzgjedhur duhet të paraqitet në ditën, orarin dhe vendin që do i komunikohet nga Marketing & Distribution për tu regjistruar si fitues dhe të marrë në dorëzim dhuratën. Me marrjen ne dorezim te dhurates fituesi duhet te firmose dhe Proces Verbalin e marrjes ne dorezim. Në rast mosparaqitjeje konsumatori i përzgjedhur fitues do të humbasë çmimin e fituar.

10. Përjashtim nga përgjegjësia

Marketing & Distribution nuk do të jetë përgjegjës për fituesin i cili nuk ka dokumentat e nevojshme, dhe/apo nuk regjistriohet sipas proçedurës së regjistrimit në paragrafin “Regjistrimi i Fituesve” më sipër.

11. Ruajtja e dokumentacionit

Çdo konsumator pjesmarrës në këtë Lojë Fati Promocionale pranon shprehimisht se Marketing & Distribution mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas kësaj Rregulloreje për qëllime të kësaj Loje Fati Promocionale dhe për çdo qëllim tjetër të ligjshëm të Marketing & Distribution sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

I gjithë dokumentacioni i Lojës Promocionale, qoftë ky elektronik apo fizik (mënyra e zhvillit, numri i pjesmarrësve, çmimet e shpërndara, emrat dhe adresat e fituesve) do të ruhen për një periudhë jo më pak se 6 (gjashtë) vjet.

12. Publiciteti

Komunikimi i Lojës Promocionale do të bëhet në pikat e shitjes nëpermejt reklamimit me postera, banera, totem, dhe ekspozitorëve.

Marketing & Distribution rezervon të drejtën për të publikuar informacion në lidhje me fituesit. Në rast se kjo nuk është e pranueshme, fituesit duhet të njoftojnë paraprakisht me shkrim Marketing & Distribution , në momentin kur lajmërohen se janë fitues.

13. Forca madhore

Loja Promocionale mund të ndërpritet vetëm në rastin e rrethanave për të cilat Marketing & Distribution nuk është përgjegjëse, dmth., që nuk mund parandalohen, riparohen apo shmangen dhe në rast të ndonje urdhërimi sipas ligjeve në fuqi nga autoritetet shtetërore. Njoftimi për ndërprerjen e dhe çdo njoftimi tjetër i rëndësishëm në lidhje me lojën promocionale do të afishohet në pikën e shitjes ku ishte planifikuar te zhvillohej fushata promovuese.

14. Zgjidhja e mosmarreveshjeve

Në rast mosmarrëveshjes organi kompetent për zgjidhjen e tyre do të jetë Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Merret e mirëqënë që të gjithë pjesmarrësit në këtë lojë promocionale të kenë lexuar dhe pranuar kushtet e mësipërme.

Barkodi Pershkrimi
7702018416288Mach3 BL HRDC 2x5x1pcs
7702018491827Mach3 BL 2pcs
3014260251970Mach3 BL 2pcs
3014260243531Mach3 BL 4pcs
8700216062701Mach3 BL Charcoal 4pcs
8700216066556Mach3 BL 8pcs
8700216085472Mach3 BL Charcoal 8pcs
7702018552344Mach3 BL Turbo 5pcs
3014260331320Mach3 BL Turbo 8pcs
7702018867011Fus5 BL 2pcs
7702018866984Fus5 BL 4pcs
8006540989197Fus5 BL 8pcs
7702018085897Fus5 BL PRG Mnl 2pcs
7702018085514Fus5 BL PRG Mnl 4pcs
7702018486465Skinguard BL Sens 4pcs
7702018020676Mach3 Razor 2Up
8700216074308Mach3 Razor Charcoal 2Up
7702018514229Mach3 Turbo Razor 2Up
7702018866946Fus5 Razor 2Up
7702018390816Fus5 Razor PRG Flexball 2Up
7702018390786Fus5 Razor PRG Flexball Pwr 1Up
7702018486342Skinguard Razor Sens 2Up
7702018498505Skinguard Razor Sens Handle+BL 3pcs
7702018550807Sensor3 Razor Hybrid 1Up+BL 6pcs
7702018589043Sensor3 Razor Sens 1Up+BL 6pcs
7702018589067Sensor3 Razor Red 1Up+BL 6pcs
7702018616527Mach3 Razor Start 1Up+BL 3pcs Red
7702018616541Mach3 Razor Start Blue 1Up+BL 3pcs
8001090572080Mach3 Razor 1Up+Shk Series Sens 100ml
7702018610181Mach3 Razor Base+BL 5pcs
8700216077132Mach3 Razor 1Up+Series Gel Sens 75ml N
8700216075251Mach3 Razor 2Up+Series Gel Sens 200ml N
7702018610266Fus5 Razor 1Up+BL 3pcs
8700216075329Fus5 Razor 1Up+Gel Sens 200ml N
8700216075510Fus5 Razor 4Up+Gel Sens 200ml N
7702018610280Fus5 Razor PRG Flexball 1Up+BL 3pcs
8700216085243Sensor Razor 1Up+BL 5pcs+Series Gel Sens 75ml N
3014260287030Gil2 Dis FXD 5pcs
3014260283254Blue2 Dis Plus Sens 5pcs
7702018437993Blue2 Dis Plus (5+2)pcs
7702018547319Blue3 Dis Comfort Slalom 3pcs
7702018547333Blue3 Dis Sens Slalom 3pcs
8006540808689Blue3 Dis Slalom Comfort 5pcs
7702018613007Blue3 Dis Slalom Comfort 8pcs
8006540808771Blue3 Dis Slalom Comfort (9+3)pcs
7702018489619Blue3 Dis Comfort 3pcs
7702018457229Blue3 Dis Cool 3pcs
7702018490080Blue3 Dis Sens 3pcs
7702018076130Blue3 Dis Nitro Red 3pcs
7702018489862Blue3 Dis Comfort 6pcs
7702018489831Blue3 Dis Comfort 6pcs NPI
7702018457281Blue3 Dis Cool 6pcs
7702018539987Blue3 Dis Nitro 6pcs
8700216148252Blue3 Dis Plus Yellow 6pcs
7702018489787Blue3 Dis Comfort (3+1)pcs
7702018489978Blue3 Dis Comfort (6+2)pcs
7702018536320Blue3 Dis Red (6+2)pcs
7702018457342Blue3 Dis Cool (6+2)pcs
8700216148092Blue3 Dis Plus Comfort 12pcs
8700216148146Blue3 Dis Plus Nitro 12pcs
7702018619252Skinguard Dis Sens 3pcs
7702018619276Skinguard Dis Sens 6pcs
3014260287047Gil2 Dis HRDC 4x6x2pcs
3014260265885Blue2 Dis Plus HRDC 4x6x2pcs
7702018600427Blue2 Dis Plus HRDC Sens 2x6x2pcs
8006540745335Blue3 Dis Comfort HRDC 2x5x1pcs
7702018621996Gil Shk Reg 200ml
7702018622054Gil Shk Sens 200ml
3014260228675Gil Shk Lime Scent 200ml
7702018094455Gil Shk Sens 200+100ml
8700216497039Gil Shk Sens 400ml
8001090871725Gil Shk Series TGS Condition 200ml
8001090873590Gil Shk Series TGS Revitalising 200ml
8001090870995Gil Shk Series TGS Soothing 200ml
8001090872098Gil Shk Series TGS Cooling 200ml
7702018619672Gil Gel Series TGS Revitalising 200ml
7702018622474Gil Gel Series TGS Soothing 200ml
7702018520800Gil Gel Series Original 200ml
7702018622252Gil Gel Series TGS Mst 200ml
7702018457786Gil Gel Series TGS Cooling 200ml
7702018619757Gil Gel Series TGS Cleansing 200ml
7702018982011Gil Gel Series Soothing 200ml+40ml
7702018465156Fus Gel Moisturising 200ml
7702018464739Fus5 Gel Sens 200ml
7702018604005Gil Gel Pro Sensitive 200ml
7702018604104Skinguard Gel Sens Prot 200ml
7702018620203Gil A.Shave Splash Artic Ice 100ml
7702018620289Gil A.Shave Splash Sea Mist 100ml
7702018620340Gil A.Shave Splash Citrus Fizz 100ml
8001090304230Gil A.Shave Balm Soothing 100ml
7702018978120Gil Clr Gel Cool Wave 70ml
4015600810849Gil Clr Gel Power Rush 70ml
7702018590179Gil King C Double Edge Blades 10Crt
7702018590230Gil King C Shaving&Edging Blades 3Crt
7702018590148Gil King C Double Edge Razor+5Crt
7702018590209Gil King C Shaving&Edging Razor 1Up
7702018575183Gil King C Beard Trimer
8006540150535Gil King C Gel Transparent 150ml
8006540150573Gil King C Soft Beard Balm 100ml
8006540150498Gil King C Beard&Face Wash 350ml
7702018591787Gil King C Beard Oil 30ml
8006540250631Gil King C Beard Wash 350ml+Balm 100+Kreher
8700216077330Gil King C Beard Wash 350ml+Moist 100ml N
7702018598847Gil King C Raz Double Edge+5 Blades+Gel 150ml